Shaqiri: Procedurat për tekstet shkollore nuk i vendos ministri, por ligji!

May 16, 2023

Procedurat dhe ligjet respektohen sa i përket teksteve shkollore, në thirrjen e parë janë paraqitur më shumë se 10 kompani, kështu që kanë konkurrencë të aksesueshme. Po ashtu procedurat nuk i vendos ministri, janë përfshirë edhe udhëzimet e punës, ka edhe komision, ka edhe recensues dhe ekspertë që kanë përvojë shumëvjeçare në këto çështje, tha gjatë konferencës së sotme për shtyp lidhur me sigurinë e shkollave, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri në përgjigje të pyetjes ndaj gazetarëve për mënyrën e zgjedhjes së një kompanie në kushtet e tenderit për tekstet shkollore.

“Mjetet buxhetore janë parashikuar në buxhet për plotësimin e plotë të kërkesave të shkollave fillore dhe të mesme për këtë vit shkollor. Gjithashtu janë siguruar mjete buxhetore për sigurimin e teksteve shkollore për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vitin e ardhshëm shkollor. Pra, do të kemi tekste, mjete buxhetore për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, duke përfshirë edhe gjuhët e huaja për një periudhë më të gjatë”, ka shtuar Shaqiri, përcjell Indeks.mk

Previous Story

Qeveria rekomandon që të rritet siguria në objektet shkollore

Next Story

Grubi: Hiqen vizat dalëse për në Haxh

Latest from Blog

Go toTop