Shaqiri: Për dhjetë ditë MASH do të ketë qëndrim nëse do të shtyhet fillimi i vitit shkollor

July 6, 2023

Pas dhjetë ditësh Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të dalë me qëndrim nëse do të ketë zhvendosje në fillim të vitit shkollor nga data standarde e 1 shtatorit.

Siç njoftoi ministri Dr.Jeton Shaqiri, javën e ardhshme komisionit për burime njerëzore do t’i paraqiten tri propozime për fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor.

Propozimi i parë për MASH-in është që viti shkollor të fillojë si më parë – më 1 shtator, i dyti të fillojë më 11 shtator, pa pushim pranveror dhe të zgjasë deri në mes të qershorit, propozimi i tretë është të fillojë më 1 shtator me një pushim pranveror prej pesë ditësh dhe viti shkollor të përfundojë në mes të qershorit.

“Do të përfshihen shoqatat e gjimnazistëve, por edhe sindikatat që mendimet të dëgjohen nga anëtarët e Komisionit. Mendoj se brenda dhjetë ditësh do të kemi një vendim përfundimtar se cili prej propozimeve do të pranohet”, tha Shaqiri.

Previous Story

Grubi priti Ramën në Aeroportin e Shkupit, vëllazërisht në rrugën drejt BE-së (VIDEO+FOTO)

Next Story

Kovaçevski – Rama: Procesi i Berlinit dhe iniciativat e tjera rajonale sigurojnë një integrim më të shpejtë evropian të vendeve të rajonit

Latest from Blog

Go toTop