Shaqiri: MASH po bën gjithçka që tekstet shkollore të dorëzohen në kohë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri siguroi sot se po bëhen përpjekje që të gjitha tekstet për vitin e ardhshëm shkollor të dorëzohen në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha tekstet janë miratuar dhe tashmë kemi filluar një procedurë që do të përfundojë së shpejti. Nuk mund të parashikoj se si do të jetë procedura e radhës, por nëse gjithçka përfundon sipas afateve të përcaktuara, tekstet do të dorëzohen në kohë. Pres që 1 shtatori të jetë më i përgatitur se çdo 1 shtator i mëparshëm.

Sa i përket klasës së tretë, tekstet tashmë janë dorëzuar nga autorët në MASH.

Për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta dhe për një pjesë të arsimit të mesëm do të kemi tekste të dorëzuara, por këtë periudhë në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës të gjithë po bëjnë çmos që gjithçka të jetë në kohë.

Reklama
Për lëndët e tjera për të cilat nuk ka tekste të miratuara, jam i gatshëm ta zgjidh problemin, vetëm që fëmijët të kenë materiale”, tha Shaqiri në konferencën e sotme për media./Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.