Shaqiri: Intensifikohen investimet infrastrukturore për kushte më të mira në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po intensifikon aktivitetet ndërtimore gjatë pushimeve verore të nxënësve, me qëllim të përmbledhjes së më shumë investimeve infrastrukturore që do të nënkuptojnë përmirësimin e kushteve në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vitin e ri shkollor. Me buxhet mbi 4.5 milionë euro janë paraparë aktivitete rekonstruktive në 50 objekte shkollore në disa komuna në mbarë vendin.

Mjetet janë siguruar në buxhetin e MASH-it përmes njësisë për investime kapitale, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, dhe pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte do të të mbulohen nga aktivitetet rekonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore, e cila financon realizimin e Projektit për avancimin e arsimit fillor.

Aktivitetet e ndërtimit parashohin përmirësimin e kushteve për mësimdhënie, rritjen e energjisë efektive të objekteve, si dhe përmirësimin e kushteve sanitare-higjienike dhe aksesueshmërinë e objektevee për nxënësit dhe personat me vështirësi.

Një nga investimet më të mëdha do të realizohet në shkollën fillore “Mirçe Acev” në fshatin Lazhanë të komunës së Dollnenit, ku do të realizohet rikonstruimi i çatisë, fasadës, nyjeve sanitare, ndërsa do të vendosen rampa hyrëse për nxënësit dhe personat me vështirësi. Aktivitete të ngjashme, plani për investime të MASH-it parasheh edhe në disa shkolla të tjera fillore, përkatësisht “Vasil Gllavinov” në Çair, “Forinë” në Gostivar, “Riste Risteski” në Mogorcë të Dibrës, “Shën Naum Ohridski në Peshtanë në Ohër” dhe “Elpida Karamandi” në Manastir

Rikonstruim tërsor do të realizohet në shkollën fillore të Kërçovës “Mirko Milevski” , i cili tanimë ka filluar, ndërsa do të përfundojë në fund të vitit aktual, kur do të përfundohet edhe rikonstruimi i pjese të objektit të shkollës së mesme teknike “Gostivar” , ku janë vendosur punëtoritë dhe hapsirat për mësimin në kabinete. Gjithashtu, gjatë periudhës verore fillon edhe sanimi i qatisë, mureve të brendshme, tavaneve dhe ndriçimit në shkollat fillore “Braça Milladinovici” dhe “Krste Misirkov” në Kumanovë.

Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit meritojnë proces arsimor bashkëkohor dhe modern, i cili nënkupton jo vetëm përmirësimin e planeve dhe programeve mësimore të cilat në etapa po zëvendësohen, por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat realizohet mësimi. Ndërsa pikërisht me investime të tilla vërtetojmë se përmirësimi i infrastrukturës arsimore është një nga prioritetet të cilit Ministria e Arsimit dhe Shkencës i përkushtohet intensivisht.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.