Shaqiri: Gjithçka është gati, më 27 maj fillon provimi i maturës shtetërore

May 22, 2023

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se sipas informacioneve që ka marrë nga Qendra për Provime, gjithçka është gati për realizimin e maturës shtetërore. Shaqiri thotë se data e parë e provimit të maturës do të respektohet, respektivisht me 27 maj do të mbahet provimi i parë intern.

“Sipas informatave që sot i kam marrë, të gjitha përgatitjet për datën e parë të provimit kanë përfunduar ose përfundojnë këto ditë, kështu që edhe matura shtetërore, afati i parë do të respektohet. Do të punohet maksimalisht, por informatat të cilat i kam, sipas gjendjes, gjendjen që ata e konsiderojnë, gjithçka është gati edhe për datën 27 maj”, tha mes tjerash Shaqiri.

Previous Story

Gir: BE e ka vendosur në prioritet zgjerimin, Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë moment

Next Story

Roma shumë pranë t’i sigurojë shërbimet e Tielemans

Latest from Blog

Go toTop