Shaqiri entuziast e i lumtur: Një ditë para fillimit të procesit mësimor, ndahen 45 vendime për mësimdhënësit

August 31, 2023

Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka ndarë një lajmë shumë të mirë një ditë para nisjes së vitit të ri shkollorë. Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehet tejet i lumtur Shaqiri pohon se 45 mësimdhënësve u janë dhënë vendime për mësues – mentor në shkollat ku punojnë.

“I lumtur, shumë bile sepse sot një ditë para 1 shtatorit të vitit shkollor 2023/2024 si Ministër i arsimit dhe shkencës 45 mësimdhënësve u dhamë vendime për mësues – mentor në shkollat ku punojnë. Kjo përmban edhe një simbolikë tjetër, dua t’ju siguroj që jam në anën e mësimdhënësve, këtë e kam dëshmuar me realitetin që për një vit kalendarik mësimdhënësit kanë mbi 35% paga më të larta, por do të vazhdoj edhe më tutje me përkrahje edhe personale edhe institucionale, mjafton që ju ta kryeni misionin e juaj me dinjitet, të krijoni gjenerata kualitative Po fillojmë vitin shkollor 2023/2024, na prift e mbara të gjithve”, ka shkruar Shaqiri, njofton indeks.mk.

Previous Story

4 ushqimet më të këqija për kolesterolin e lartë

Next Story

VIDEO/ Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli: Numri i studentëve të interesuar është dyfishuar, konvikti shtetërorë do të minimizojë harxhimet e studentëve

Latest from Blog

Go toTop