Ish drejtori i Fondit të Depozitave, Amir Shabani përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se ditën e sotme kur Taravari ka vizituar spitalin e Kumanovës, nga detyra është larguar krye-infermierja shqiptare, Zebibe Dehari, ish ushtare e UÇK-së dhe në vend të sajë në të njëjtën pozitë është emruar një infermiere maqedonase.
I gjithë ky proces sipas Shabani ka ndodhur dhe është realizuar me urdhër të VMRO-së.
Shton se Likova dhe Kumanova e dijnë mirë dhe e njohin se sa me profesionlizëm dhe humanizëm e ka kryer punën tashmë ish krye-infermierja Zebibe Dehari.
Reagimi i plotë:
Ditën kur vjen Arben Taravari në Kumanovë, në Qendren për Shëndet Publik, shkarkohet Zebibe Dehari ( ushtare e UÇK-së) nga pozita e MOTRES KRYESORE dhe në vend të saj emërohet një maqedone me urdhër të VMRO-së.
Likova dhe Kumanova e din mirë se kush është Zebibja dhe se me sa profesionalizëm dhe humanizëm i ka ndihmu qytetaret gjatë gjithë pandemise dhe jo vetëm.
Kurse në Spitalin e Përgjithëm në Kumanovë, nga gjithsej 47 pozita, shqiptarët nuk udhëheqin as me 10 pozita, ndërkohe deri vonë shqiptarët i kishim 25 pozita, sepse vërtetë kemi shumë figura profesionale e humane që i shërbejnë qytetarët aty.
Ndryshimi erdhi 👇
#VratiTvojaMakedonija