Amir Shabani nga Bashkimi Demokratik për Integrim dega Kumanovë, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se janë shkarkuar të gjithë mjekët shqiptarë nga Këshilli Drejtues në Spitalin e Kumanovës.
Sipas Shabanit kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon vëmendje urgjente!
Shton se e gjithë kjo albanofobi në institicionet shëndetësore në Kumanovë, po ndodh duke qenë ministri i shëndetësisë shqiptar.
Reagimi i plotë:
Të nderuar,
Po vlon situata në Spitalin e Kumanovës.
Shqetësimi dhe revolta e shqiptarëve aty është në prag të shpërthimit.
Për herë të parë pas dy dekadash, në Këshillin Drejtues nuk ka asnjë doktor shqiptar. Të gjithë mjekët shqiptarë janë shkarkuar, pavarësisht përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre të dëshmuar.
Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon vëmendje urgjente!
E gjithë kjo albanofobi në institicionet shëndetësore në Kumanovë, po ndodh duke qenë ministri i shëndetësisë shqiptar.
Portali: “KumanovaSot”