Seria A synon Edon Zhegrovën

October 15, 2024

Edon Zhegrova shndërrohet në emrin më të kërkuar në merkaton e futbollistëve. Talenti shqiptar ka tërhequr vëmendjen e skuadrave italiane, të cilët kanë gati ofensivën për ta blerë në fundin e sezonit.

Zhegrova po monitorohet nga Roma dhe Atalanta që e konsiderojnë si përforcim të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm. Në fakt, Lille ka refuzuar oferta të shumta nga klubet e interesuara dhe synon të bëj rezistencë edhe në merkaton e Janarit.

Kontrata e lojtarit skadon më 30 Qershor 2026 dhe mund të largohet për një shifër rreth 30 milionë Euro. Prej kohësh, Zhegrova është lakuar për tu larguar nga kampionati francez, ndikuar edhe nga forma e mirë që ka treguar në fushën e lojës.

Në 12 ndeshjet në total të luajtura deri më tani, 25-vjeçari ka shënuar 7 gola dhe dhuruar një asist në të gjithë kompeticionet.

Klan News

Previous Story

Lajmërohet Yamali pas lëndimit që mund t’i kushtojë me El Classicon

Next Story

Granit Xhaka flet për ndeshjen në Serbi dhe pensionimin e Xherdan Shaqirit

Latest from Blog

Go toTop