Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, thotë se Turqia po punon intensivisht në armatimit, trajnimi dhe pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.
Sipas tij, shërbimi sekret serb ka informata se Turqia i ka dhuruar Kosovës dronë, sisteme anti-tankë, mortaja dhe lloje të tjera të armëve, çka, siç citohet të ketë thënë ai, “e shkel Rezolutën 1244”. Për këtë, ai thotë se i kanë çuar një notë proteste ambasadorit turk.
Ai thotë se ato janë armatime të cilat nuk i lejohen FSK-së t’i posedojë. Sipas tij, buxheti i ndarë për ushtrinë e Kosovës nuk mund t’i përballojë blerjen e dronëve turq, prandaj thotë se janë të sigurt se bëhet fjalë për donacion.
“Në anën tjetër, sipas gjithë asaj që ne dimë, duke llogaritur buxhetin e ndarë për FSK-në, ata nuk kanë para për ato gjëra dhe nuk bëhet fjalë për një marrëveshje tregtare dhe është e sigurt që janë donacione turke”.
Kryeministri Albin Kurti gjatë fundjavës ka publikuar fotografitë e dronëve, të cilët ka thënë se janë blerë nga Turqia.