Serbët ndaluan futjen e një flamuri kuq e zi në stadium, në të cilin ishte i shkruar emri i qytetit të Tuzit

October 18, 2023

Mali i Zi luajti sonte ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për evropian. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Rajko Mitic” të Beogradit.

Para fillimit të ndeshjes, ndaj tifozëve malazezë pati kontroll të rreptë nga autoritet serbe. Madje, kishte edhe flamuj e pankarta që nuk u lanë të futeshin brenda stadiumit. Një nga flamujt e ndaluar ishte ai me mbishkrimin “Tuzi”, që është qytet me emrin e njëjtë në Malin e Zi. Flamuri gjithashtu ishte me ngjyrat kuq e zi.

Sipas mediumit serb “telegraf.rs”, futja e këtij flamuri brenda u ndalua për shkak se Tuzi është qytet i shqiptarëve dhe kjo mund të merrej pastaj si provokim nga serbët. Arsyeja tjetër ishte edhe për shkak të ngjyrave të flamurit.

Previous Story

Qeveria vendos/Do të përcaktohen lokacione për transferimin e arinjve të murmë, do të përgatitet plan veprimi për menaxhim

Next Story

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Latest from Blog

Go toTop