Serbët e nisin një peticion për largimin e Policisë së Kosovës nga Mitrovica e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut është vendosur një stendë ku po nënshkruhet peticioni për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Stenda për nënshkrim është ngritur që nga dita e djeshme në afërsi të përmendores së Car Llazarit, përndryshe mbretit serb i cili e ka humbur Betejën e Kosovës, dhe deri më tani peticioni është nënshkruar nga “disa qindra qytetarë”, raporton portali serb “Radiokontaktplus.org”.

Nënshkrimi i peticionit ka filluar dje në afërsi të pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në afërsi të urës së Bistricës, në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq, ku është organizuar edhe një protestë kundër Policisë së Kosovës.

Siç është paralajmëruar, peticioni do të “qarkullojë” në veri në ditët në vijim.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.