Selami: Byroja për Metrologji nikoqire e EURAMET

October 5, 2023

Drejtori i Byrosë për Metrologji, Abulselam Selami nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale ka kumtuar lajmin se Shkupi, respektivisht Byroja për Metrologji e RMV-së, këto tre ditë është nikoqire e Takimit vjetor të Bordit të Drejtorëve nga Grupi i Punës EURAMET për ngritjen e kapaciteteve të instituteve të metrologjisë nga vendet evropiane.

“Si nikoqir i këtij eventi të rëndësishëm, theksova ndër të tjera se Byroja e Metrologjisë duhet të vazhdojë të ndjekë praktikën e përbashkët të BE-së, të përcaktuar në rregullat dhe procedurat e EURAMET”, ka shkruar Selami

Sipas tij, kjo lidhet ngushtë me krahasimin e standardeve kombëtare për matjen dhe njohjen e metodave të kalibrimit dhe testimit, e cila arrihet me pjesëmarrjen aktive në projektet EMPIR dhe EURAMET, për krahasimet ndërlaboratorike dhe prezantimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në Komitetin Teknik të Cilësisë.

Previous Story

Xhejms Obrajën, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit

Next Story

Vazhdon halli i tetovarëve me qentë endacakë, viktima e rradhës një 59 vjeçarë kurse komuna dhe Bilall Kasami në gjumë të thellë

Latest from Blog

Go toTop