Selami: Byroja për Metrologji e RMV-së mban takim me EURAMET për zhvillimin e metrologjisë në Evropë

October 6, 2023

Drejtori i Byros për Meterologji ka njogtuat për mbajtjen e një takimi të rëndësishëm të Bordit të Drejtorëve nga grupi i punës së EURAMET, Organizatës Evropiane të Metrologjisë Ligjore.

Takimi u organizua nga Byroja për Metrologji e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një anëtar aktiv i EURAMET.

Takimi kishte për qëllim të diskutonte çështjet aktuale dhe sfidat në fushën e metrologjisë, si dhe të shkëmbente përvoja dhe praktika më të mira mes instituteve metrologjike të vendeve evropiane. Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë dhe aktive e përfaqësuesve nga Gjermania, Lituania, Estonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Molldavia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Portugalia, Finlanda, Kroacia, Republika Çeke, Mali i Zi, si dhe nga lidhje online nga vende të tjera.

Një nga pikat kryesore të takimit ishte ndërtimi i kapaciteteve të instituteve metrologjike, si një prioritet për zhvillimin e infrastrukturës së matjeve në Evrop.

“Me sukses përmbyllëm sot takimin vjetor treditor të Bordit të Drejtorëve nga grupi i punës së EURAMET, nikoqir i të cilit ishte Byroja për Metrologji e RMV-së.
Ishte një takim i frytshëm me pjesëmarrje aktive të të gjithë pjesëmarrësve, si të atyre që ishin me prezencë fizike nga Gjermania, Lituania, Estonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Molldavia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Portugalia, Finlanda, Kroacia, Republika Çeke, Mali i Zi, poashtu edhe me lidhje online u inkuadruan edhe shumë përfaqësues të instituteteve metrologjike nga vendet tjera të Evropës.
Ndërtimi i kapaciteteve të instituteve metrologjike, mbetet një nga prioritet si për institutet tjera, ashtu edhe për Byronë për Metrologji të Repubikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Selami.

Previous Story

Keqpërdorimet milionëshe të Kasamit, Murati: Ka indikacione të qarta, kjo nuk është hera e parë, Kasami të sqarohet

Next Story

Netflixi mund të rrisë çmimet sërish

Latest from Blog

Go toTop