Sela në Klan Debat në Klan M: ASH-ja ka qenë promotori i tryezës së përbashkët politike që nga 2016, unë mbroj vetëm legjitimitetin!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së legjitimitetit politik. Sela ka rikujtuar rolin e Aleancës për Shqiptarët si promotori i tryezës së përbashkët të partive politike që nga viti 2016, një koncept që synon të bashkojë ndasitë politike dhe të ofrojë mundësi për realizimin e premtimit të partisë fituese.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët vuri në dukje se këto ide janë promovuar me qëllim të forcimit të legjitimitetit dhe të parandalimit të lojërave politike që lënë qytetarët si humbës.

“Legjitimitetin unë e kam mbrojtur çdo herë, tryezën e pëbashkët të partive politike e ke dëgjuar si koncept politik, kush ka qenë promotori i saj. Aleanca për shqiptarët ka qenë promotori i idesë në vitin 2016 që kishte për qëllim pikërisht këtë të mbarojnë zgjedhjet, dhe ndasitë politike t’i bëjnë bashkë, brenda një tryeze që partitë shqiptare t’i japin mundësi atij që ka fituar legjitimitetin, që të paktën brenda atyre 100 ditëve të përpiqet të relizojë atë që u ka premtuar qytetarëve, dhe nëse nuk e bën këtë atëher munden që ta çojnë në opozit. Këto lloj idesh kam promovuar unë për të forcuar legjitimitetin, dhe të pengohet ajo lojë që e thash në fillim, dhe qytetarët të mos jenë humbës.
Unë mbroj legjitimitetin kushdo që e ka atë!”, tha Sela./tvkaln.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.