Seanca e 193 e Qeverisë, ja disa nga vendimet

Një nga vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme është edhe vendimi për fillimin e procedurave për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike.

“Përzgjedhja e furnizuesit universal është në përputhje me Ligjin për Energjetike, për shkak realizimit të së drejtës së shtëpive dhe shfrytëzuesve të vogël të lidhur në sistemin elektroenergjetikë për shërbime universal në furnizimin me energji elektrike”, deklarojnë nga Qeveria.

Furnizuesi universal duhet të furnizon shfrytëzuesit e vegjël dhe shtëpitë në përputhje me Ligjin për Energjetike, por jo më shumë se 5 vjet. Për këtë do të shpallet thirrja publike.

Në këtë seancë, u miratua edhe metodologjia për llogaritjen e tatimit për automjetet në bazë të shkallës së gazrave ndotëse.

“Qëllimi është të nxiten qytetarët dhe kompanitë të investojnë në blerjen e veturave që plotësojnë më shumë standarde ekologjike, pavarësisht janë të reja ose të përdorura, që të kontribuohet në dekarbonizimin e transportit në vend dhe uljen e ndotjes së ajrit”, raportoi Qeveria.

U miratuan edhe konkluzionet në lidhje me gjendjen e ariut të murrmë, që vazhdon të jetë i ndaluar për gjueti, ndërkohë vazhdon të shkakton dëme në pronat e qytetarëve. Qeveria i angazhoi institucionet përgjegjëse që brenda 12 muajve të krijon plan aksional, ndërkohë duhet të merren masa konkrete për miratimin e Informacionit.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.