Së shpejti do të mund t’i shprehni shqetësimet e juaja me Gboard të Google

March 26, 2024

Nëse jeni përdorues të Gboard të Google dhe po përballeni me probleme me mënyrën se si ai sillet, së shpejti do të jeni në gjendje t’i tregoni Google për pakënaqësitë tuaja.

Mediat e huaja raportojnë se Gboard tani ju lejon të paraqisni shpejt shqetësimet tuaja në “Quality Bug”.

Putin vjen me “një version të ri” rreth asaj se kush ishin ata që kryen sulmin në sallë…Venera Lumani dhe Lind Islami publikojnë këngën e re “A thu”Hap i madh për sigurinë – avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentar…Sot vranët dhe me shi, nga e premtja temperaturat mbi 20 gradëMakarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se ken…
Kjo është veçoria e fundit e cila ju lejon paraqitjen e problemeve dhe gjendet në versionin më të fundit beta të Gboard, transmeton Telegrafi.

Kur ky funksion të jetë i disponueshëm për të gjithë, procesi i përshkrimit të pakënaqësive do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë. Kjo pasi do të duhen vetëm dy trokitje ose një shtypje e vetme për të klikuar në funksionin e ri.

Para kësaj, Gboard ka prezantuar edhe një veçori tjetër të dobishme të quajtur Scan Text to Gboard.

Kur përdorni këtë funksion, kamera juaj hapet dhe e zë pak më shumë se gjysmën e ekranit. Poshtë shfaqet një buton ku thuhet “Take a photo of words to scan”.

Më pas, aplikacioni e skanon të gjithë tekstin që e identifikon. Gjithashtu, ju mund të futni edhe përmbajtje si fotografi dhe shënime të tjera. /Telegrafi/

Previous Story

Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

Next Story

“E prisja ftesën”, Daku thyen heshtjen: Nuk kam komunikuar me Sylvinhon

Latest from Blog

Go toTop