Scholz përballet me probleme politike për shkak të numrit të madh të emigrantëve…

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë për të biseduar për mënyrat se si të merren me numrin e madh të emigrantëve, një çështje e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët po mbushen dhe Scholz, i cili përballet me trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë janë duke ardhur”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po ashtu, më shumë se një milion ukrainas kanë mbërritur në Gjermani prej se Rusia e nisi pushtimin e atdheut të tyre.

Në javët e fundit, Qeveria gjermane ka qenë shumë aktive, duke kaluar edhe një legjislacion i cili lehtëson dëbimin e atyre të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, për t’i ndëshkuar trafikantët dhe për t’ua mundësuar azilkërkuesve fillimin e punës sa më shpejt, si dhe vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë me Poloninë, Republikën e Çekisë dhe Zvicrën.

Scholz, nga qendra e majtë, ka biseduar për këtë çështje dy herë me liderin opozitar konservator prej se zgjedhjet shtetërore muajin e kaluar sollën rezultate të dobëta për koalicionin qeveritar trepariak, dhe rritje për partinë e ekstremit të djathtë.

Scholz përballet me trysni për rezultatet e zgjedhjeve gjatë takimit të sotëm me guvernatorët shtetërorë, të cilët kërkojnë më shumë para nga qeveria federale për ta përballuar koston e strehimit të emigrantëve.

“Por, çelësi për të mundur t’i integrojmë njerëzit më mirë është thjesht numri – ne duhet patjetër t’i japim fund emigrimit të jashtëligjshëm, në mënyrë që të jemi të drejtë ndaj integrimit të mirëfilltë të njerëzve që kërkojnë mbrojtje këtu”, tha Hendrik Wuest, guvernatori konservator i shtetit North Rhine-Westphalia, për televizionin ARD. /REL/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.