Scholz: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që të zhbllokohet rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut

June 29, 2023

“Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që të çlirohet rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut”, kjo ishte porosia e qartë e kancelarit gjerman Olaf Scholz nga Berlini të cilën e tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njofton TV21.

I pyetur konkretisht për presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev i cili më herët tha se ndryshimet kushtetuese janë vetëm një barrierë preeliminare, duke aluduar se duhet të zgjidhen edhe pengesa të tjera, Scholz me përgjigje decide:

“Do të jem i qartë. Nuk është dakorduar qartë. Nuk duhet të jetë ashtu. Duhet të jetë një proces me qasje të rregullt sipas procedurave të udhëhequra nga BE. Ato janë punë që tashmë janë shkruar në letër dhe nuk duhet të vijnë nga të tjerët që kanë të bëjnë me raportet bilaterale. Pas kësaj qëndroj unë, garantoj!”, tha Scholz.

Previous Story

Albin Kurti shkon për Bajram te tre policët që u rrëmbyen

Next Story

Për Kurban Bajram, myslimanët ia dhurojnë familjes katolike një shtëpi të re në një fshat të Gjakovës

Latest from Blog

Go toTop