Schmitt: Në Kosovë tek gjeneratat e reja po përhapen ide islamiste, Perëndimi ka faj që e mbajti këtë popull të izoluar!

October 4, 2023

Oliver Jens Schmitt, historian i njohur zviceran, ka dhënë një intervistë të gjatë në një medie të Zvicrës, “Swiss Info”, ku ka folur për tema të ndryshme, përfshirë situatën në veri të Kosovës. Përveç se ka pasur kritika për diplomacinë perëndimore, Schmitt ka komentuar edhe “islamizimin” e gjeneratës së re në Kosovë.

Në këtë intervistëm, z. Schmitt ka vlerësuar se gjatë vizitës së tij të fundit, ka vënë re përhapjen e ideve islamiste në disa pjesë të gjeneratë së re. Tutje, në lidhje me këtë çështje, ka fajësuar edhe Perëndimin.

“Gjatë vizitës sime të fundit në Kosovë, vura re se idetë islamiste po përhapeshin në disa pjesë të brezit të ri. Ky zhvillim shqetëson edhe shumicën laike në Kosovë.

Perëndimi gjithashtu mban një përgjegjësi të caktuar për ngritjen e lëvizjeve islamike: Kosova ishte i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk kishte liri të udhëtonte pa viza për një kohë të gjatë. Në vend të kësaj, kosovarët ishin në gjendje të udhëtonin kryesisht në vendet islame, dhe këta ishin shumë aktivë në mbështetjen e tyre, për shembull përmes bursave.” – theksoi ai, transmeton Nacionale.

Previous Story

“Hajni në shtëpi”/ Djali ia vjedh babait paratë…

Next Story

“Autokrat”, “akt klasik terrorist”, eurodeputetët e PE-së ‘kryqëzojnë’ Vuçiqin

Latest from Blog

Go toTop