Sanksione ndaj Kosovës? Eurodeputeti gjerman: Çmenduri politike, shtetet anëtare ta ndalojnë këtë!

June 14, 2023

Deputeti i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer e ka quajtur çmenduri politike mundësinë që komuniteti euroatlantik t’i vendosë sanksione Kosovës për shkak të qëndrimit në lidhje me situatën e tensionuar në veri.

Bütikofer shkroi në Twitter se kjo do të ishte kundër vullnetit të Parlamentit Europian.

“Kjo është një çmenduri e plotë politike! Dhe sigurisht që do të shkonte kundër vullnetit të Parlamentit Europian, i cili demonstroi vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me Kosovën duke pritur sot në Strasburg Presidenten Osmani”, shkroi ai.

“Shtetet anëtare duhet ta ndalojnë këtë!”, shtoi Bütikofer, duke shpërndarë një artikull të “Euractiv”, platformës mediatike të specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Europë me titullin “Kosova mund të përballet me sanksione të afërta perëndimore”.

Previous Story

Ambasadorja amerikane në NATO: Dialogu e vetmja rrugë për të ulur tensionet në veri të Kosovës

Next Story

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, Vjosa Osmani i adresohet Parlamentit Evropian duke e cituar ish-presidentin Ibrahim Rugova

Latest from Blog

Go toTop