Ndonëse shpesh herë ia ka huqur dhe ka krijuar situate qesharake me prognoza e mendime, Sali Berisha mesa duket nuk u përton aspak huqjeve të reja.
I ftuar në emisionin “Opinion” Berisha shfaqi një fotografi në të cilën pretendonte se ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili i maskuar kishte shkuar në Iran.
Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe! Në fotografi është një kitarist shumë i njohur në Amerikë.
Bëhet për Joe Walsh, 75 vjeç, që është i njohur si kitarist i grupit ‘Eagles’.
Joe Walsh, i cili ka ngjashmëri të madhe me Erion Veliajn është aktiv në muzikë që në vitin 1965 dhe është i famshëm për dy hitet e viteve 1970, “Rocky Mountain Way” dhe “Life’s Been Good”.
Po pra, fotografia që mori Sali Berisha shfaqi për të “baltosur” emrin e Erion Veliajt, në fakt është Joe Walsh me shokët e tij ‘James Gang’.
Imazhi nuk u realizua në Iran siç thotë Berisha por në Londër.