Mohamed Salah duket se po kalon sezonin e tij të fundit në Anfield me fanellën e Liverpoolit.
Sulmuesi egjiptian edhe gjatë afatit kalimtar veror ishte shumë pranë transferimit në Superligën e Arabisë, ku nuk munguan ofertat marramendëse në drejtim të tij.
Egjiptiani nuk pritet të mbetet pa oferta edhe në të ardhmen pasi skuadrat arabe e kanë top prioritet transferimin e tij.
Liverpool e di se Salah po luan sezonin e fundit dhe qysh tani kanë menduar për zëvendësuesin e sulmuesit egjiptian.
The Reds janë duke tentuar transferimin e sulmuesit të talentuar spanjoll Nico Williams që ka shkëlqyer viteve të fundit me Athletic Bilbaon.
21-vjeçarit i skadon kontrata në verën e vitit 2024, derisa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove.
Gjiganti anglez do të tentoj që në janar me një ofertë prej 25-30 milionë euro të bind skuadrën spanjolle ta lë të lirë të largohet sulmuesi i talentuar.
Në garë për Williams janë edhe Barcelona, Borussia Dortmund dhe Newcastle United. /Telegrafi/