Salah për sulmet në Gazë: Kjo duhet të ndalet!

Mohammed Salah, futbollist i kombëtares egjiptiane dhe klubit anglez Liverpool, ka bërë thirrje për mbështetje për banorët e Gazës.

Ai e ka shpërndarë videon në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke thënë se nuk është e lehtë të flasësh në kohë si këto.

“Ka kaq shumë brutalitet dhe dhunë zemërthyese. Është shumë keq të dëshmosh tensionet e javës së fundit. Të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhet të mbrohen. Kjo duhet të ndalet. Familjet janë të ndara nga njëra-tjetra. Duhet të lejohet të vijë ndihma humanitare në Gaza. Njerëzit atje janë në gjendje shumë të keqe”, thotë Salah.

Duke iu drejtuar liderëve botërorë, futbollisti 31-vjeçar tha: “Skenat në spital ishin shumë të frikshme. Populli i Gazës ka nevojë për ujë, ushqim dhe mbështetje mjekësore. Unë u bëj thirrje të gjithë liderëve botërorë të bashkohen për të parandaluar vrasjet e mëtejshme të njerëzve të pafajshëm. Njerëzimi duhet të fitojë.”
Rami al-Nazar, Drejtori ekzekutiv i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane, Rami al-Nazar, e cila merret me ndihmën për Rripin e Gazës, tha më herët se Salah kishte ndihmuar palestinezët.

“Muhamed Salah dhuroi fonde për popullin palestinez”, tha Nazar, duke shtuar se kjo nuk ishte një situatë e çuditshme për Salah dhe nuk ishte hera e parë që ai e bënte këtë brenda ose jashtë Egjiptit. /TRT Balkan/

 

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.