Saidi i Besës i bashkëngjitet BDI-së në Saraj: Kauza e Ali Ahmetit është e drejtë

April 12, 2023

Ish aktivisti i Lëvizjes Besa, Sani Saidi së fundmi bashkë me familje, shokë e bashkëveprimtarë i është bashkëngjitur Bashkimit Demokratik për Integrim.

Këtë e ka bërë publike vet Saidi i cili në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografi me koordinatorin e BDI-së Rafiz Aliti, i njohur si komandant msusi.

Ai ka thënë se kauza e të cilën e udhëheqë kreu i BDI-së, Ali Ahmetit është e drejtë

Mes tjerash ai ka treguar edhe arsyet tjera se pse i bashkëngjitet kësaj kauze të udhëhequr nga Ahmeti. Ka thënë se kjo vjen si shkak i besimit që po ju jepet kuadrove të rinj e profesionist në udhëheqjen e shumë proceseve kapitale nga kjo parti.

“Politikat avancuese e shtet-ndërtuese, hapësira e besimi që po ju jepet kuadrove të rinj e profesionist në udhëheqjen e shumë proceseve kapitale në të mirën e shoqërisë e shtetit që janë  filluar e pritet të përmbyllen janë vetëm disa nga pikat kyçe që i ndajmë së bashku me mikun e familjes dhe koordinatorin për Sarajin të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rafiz Aliti – Mësuesi e që janë arsye që un bashkë me familjarë, shokë e bashkëveprimtarë të mi vendosëm ti bashkohemi e kontribuojmë për këtë kauzë të cilën e udhëheq lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti tanimë disa dekada me radhë. Ndjesi e mirë të rikthehesh në shtëpinë për të cilën kemi kontribuar familjarisht në fillimet e saj nga 2001!”, ka shkruar Sani Saidi.

Previous Story

Edhe një shqiptar i famshëm, Leonard Kastrati merr pjesë në këtë klip

Next Story

Shkodran Tolaj në takim pune me drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina

Latest from Blog

Go toTop