Suad Sahiti do ta vazhdojë karrierën në ekipin e Shkupit. Klubi nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut e ka zyrtarizuar sot transferimin e sulmuesin kosovar, i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e Llapit. 28 vjeçari i është bashkuar ekipit në përgatitjet parasezonale në Çair.
Shkupjanët e shohin futbollistin ofanziv si një përforcim të qëlluar, i cili mund t’i ndihmojë ata si në garat vendore, ashtu edhe në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
“Ndjehem i lumtur që jam pjesë e Shkupit, e di që kanë tifozeri të zjarrtë dhe në këto vitet e fundit është një klub shumë mirë i organizuar dhe në nivel shumë të lartë, besoj se me ekipin që e kemi në fund të kampionatit të gjithë së bashku të jemi të lumtur dhe të festojmë titullin kampion”, ishin fjalët e para të Sahitit pasi veshi fanellën e klubit tonë
Kujtojmë se Sahiti karrierën e kishte nisë te klubi Hajvalia, që më pas të vazhdojë në vendin tonë me Rabotniçkin, në Shqipëri te Skënderbeu, Larisa në Greqi, Septemvri Sofje në Bullgari, Wisla Plok në Poloni, Zrinjski Mostar (BeH) dhe Shibeniku i Kroacisë, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit.
28-vjeçari Sahiti, në këtë mënyrë rikthehet në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kujtojmë se ai ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës në vitin 2017.
Shkupi dhe Sahiti u dakorduan për kontratë një vjeçare me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.