Shkupi fitoi Gostivarin me rezultat 3:1 në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Një nga autorët që u përfshi në listën e golashënuesve ishte edhe Suad Sahiti, me kosovarin që ka folur pas ndeshjes.
“Normalisht ka qenë një ndeshje e vlefshme për neve dhe gjatë javës kemi punuar për ti marrë tre pikë. Jemi gëzuar për fitoren dhe besoj që e kemi merituar. Jam i lumtur edhe për golin, por më shumë për ndeshjen që kemi bërë dhe për fitoren”, ka thënë Suad Sahiti.
Ai gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ku Shkupi do ta luaj me Shkëndijën.
“Ndeshja ndaj Shkëndijës e dimë se është derbi. Do të përgatitemi dhe do të futemi si për çdo ndeshje për fitore. “Shvercerat” janë lojtari jonë i 12-të dhe normalisht ne luajmë për ata, për klubin dhe për qytetin”, është shprehur Sahiti.