Sadat Sulejmani konfirmon se në ministrinë e kulturës nuk përfillet gjuha shqipe dhe se ai nuk pyetet

February 24, 2025

Zëvendësmistri i Kulturës, Sadat Sulejmani përmes një mesazhi dërguar për TS ka kërkuar që të përcjellin se atij nuk i janë marrë kompetencat por se ai ka vendosur të mos nënshkruaj asnjë dokument që nuk është në dy gjuhë duke dëshmuar kështu personalisht ai se gjuha shqipe nuk përfillet në ministrinë ku ai është zëvendësministër, shkruan Top24

Në dokumentet e publikuara para më shumë se dy javë, në vendimin për marrjen e ingirencave nga ana e ministrit shkruhet: Se përfundon vlefshëmira e venimit paraprak ndaj zëvendësministrit Sulejmani, autirizim ky që i munëdsonte të nënshkruaj akte dhe dokumnte tjera.

Reagimi i plotë i Sulejmanit:

Sedat Sulejmani: Nuk nënshkruaj dokumentet që nuk janë edhe në gjuhën shqipe
“I nderuar, e demantoj lajmin tuaj dhe të them të vërtetën nuk ma kanë marrë nënshkrimin, por unë nuk nënshkruaj dokumentet nëse nuk jane edhe në gjuhën shqipe. Kemi pasur marrëveshje me ministrin që dokumentet të jenë në dy gjuhë, andaj edhe ata që nuk janë në dy gjuhë nuk i nënshkruaj. Dhe nuk do të nënshkruaj asnjë dokument i cili nuk është edhe gjuha shqipe. Është mirë të thoni të vërtetën radhës tjetër. Me respekt”, shkruan gazetari Rami Mislimi.

Previous Story

Skandal: Fatmir Limani punëson maqedonase në MPPS, shqiptarët vazhdojnë të anashkalohen!

Next Story

Mickoski “shuplakë” Izet Mexhitit: Sa të jem kryeministër, s’ka çelësa partiak e etnik

Latest from Blog

Go toTop