“Sa fallco”, videoja nga koncerti që po thyen rrjetin! Efi nuk beson në lidhjen Kiara-Luiz

May 9, 2023

Një natë pas finales së “Big Brother VIP” Luizi mbajti një koncert në një nga clubet e Tiranës bashkë me Noizyn. Para se të ngjiteshin të dy në skenë, Luizi performoi “Zjarr e ftohtë” dghe “Me ty”.

Këngën e dytë ai ia ka dedikuar Kiarës ndaj në momentin që e këndoi mori edhe moderatoren pranë vetes.

Mirëpo, kjo skenë duket se nuk i ka pëlqyer Efit. Ajo ka qenë në club e pranishme bashkë me ish-banorët e tjerë. Dhe në videot që janë publikuar prej tyre dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet me ironi që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.

“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.

Ndërsa, në një video tjetër që po qarkullon në rrjet, zëri i Efit dëgjohet teksa thotë “sa fallco”, duke iu referuar Kiarës, e cila po i qëndronte pranë Luizit.

https://albeu.com/showbiz/video-nga-koncerti-qe-po-thyen-rrjetin-efi-per-kiaren-dhe-luizin-sa-fallco-video/509523/

Previous Story

Gjobë për turistët që ecin me rroba plazhi në qytetin e Budvës në Mal të Zi

Next Story

Një nxënëse në Shkup ka përgatitur listë me kërcënime për nxënësit tjerë, rasti paraqitet në polici

Latest from Blog

Go toTop