Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në këtë projekt do të punohet shpejtë dhe me korrektësi, duke potencuar dhe 4 fazat e punës të cilat do ta përcjellin këtë faze infrastrukturore.

“Sot jemi këtu për të nisur me punimet për Korridorin 8. Me nënshkrimi e marrëveshjes në fillojmë konceptin e ri të ndërtimit të autostradave, më shpejtë dhe më lirë. Sot fillojmë ke 4 aktivitetet kyçe drejt realizimit të këtij projekti. Si hulumtimet gjeoanalitike, eksproprijimin, mekanizimin dhe punën në terren. Do të punohet shpejtë, korrekt dhe qyetarët në kohë do të gëzojnë lëvizje më të rehatshme për 4 vite dhe 7 muaj sepse do të angazhohen absolutisht të gjitha resurset vendase në ndërtim krahas gjigandit “Bechtel Enka”, u shpreh Rrustemi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.