Rruga Tetovë-Prizren, Rrustemi: Është kryer fizibiliteti dhe zgjedhur traseja, vijojmë me proceset pasuese…

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi nga terreni punues për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8, ka folur dhe për rrugën Tetovë-Prizren.

Rrustemi tha se janë bërë analizat e fizibilitetit, është zgjedhur trasa e cila ka dhe një tunel, mirëpo për detaje të tjera do të mund të flitet kur të nënshkruhen marrëveshjet në mes të dy shteteve.

‘Për rrugën Tetovë-Prizren kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të dy qeverive, pra Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovë, u bë analiza e fizibilitetit, u zgjodh trasa dhe kemi një tunel më gjatësi 6.2 km që ju takon të dy vendeve për ta ndërtuar, financuar të njejtin, ndaj jemi në fazën e përpilimit të marrëveshjeve mes dy ministrive të Transportit, që më pas të zgjidhet projektuesi, të nënshkruhet marrëveshjet e përbashkëta dhe të mund të flasim për detaje të tjera”, deklaroi Rrustemi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.