Rritja e pagave në administratën publike është një nga temat më të nxehta që diskutohet brenda kësaj periudhe kohore. Të gjithë flasin për rritje të sajë por pa treguar një mënyrë.
E për të zbuluar mënyrën se si do të jetë rritja e pagës, Indeks.mk, vizitoi dhe diskutoi për këtë temë me ministin e financave, Fatmir Besimi.
Në një prononcim për portalin tonë, Besimi tha se marrëveshja me sindikatat është shumë afër dhe është krijuar relacioni i besimit mes Qeverisë dhe Sindikatave dhe tashmë pritet vetëm një marrëveshje finale.
Besimi është optimist se gjithçka do të mbyllet me sukses dhe rritja do të përfshijë të gjithë administratën publike.
Ministri Financave beson që kjo rritje që pritet të bëhet do t’i motivojë punonjësit dhe do të bëjë një administratë më cilësore.
Për më tepër, ndiqeni prononcimin e plotë të ministrit, Fatmir Besimi të dhënë për indeks.mk, të cilën mund ta gjeni në faqen e “Facebook” të portalit tonë.