Rritet paga e presidentit Begaj, ja sa shkon?

Qeveria rrit pagën e Presidentit Bajram Begaj. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi rritjen e pagave për disa kategori si pedagogë, mësues infermierët dhe zjarrfikësit. E në mesin e tyre ishte dhe vendimi për rritjen e pagës së presidentit Bajram Begaj, rroga e të cilit ka shkuar në 425 mijë lekë. Këtë vendim, e bëri të ditur ministrja Delina Ibrahimaj.

“Elementët specifike të rritjes së pagave do të detajohen, kemi miratuar një rritje të qënësishme të pagës së presidentit, niveli i pagës shkon në 425 mijë lekë, kemi rishikuar dhe hierarkinë e institucioneve të pavarura duke krijuar edhe një barazi nëpërmjet tyre. Administrata publike do të ketë rritje brenda 2 viteve, që është e përshkallëzuar sipas institucioneve.”- u shpreh ajo.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.