Rriten temperaturat, vjen rreziku nga zjarret! Armata e RMV-së ka gati dy helikopterë për t’i angazhuar në terren

July 17, 2023

Në situatë të temperaturave të larta, mundësia për paraqitjen e zjarreve është e lartë dhe për këtë ne kemi shkurtuar kohën e përgatitjes dhe të veprimit gjatë luftimit me të njëjtat. Kështu është shprehur mes të tjerash ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në “SummerClick” në TV21 teksa foli për kapacitetet e Armatës për t’u përfshirë në shuarjen e zjarreve.

“Për momentin janë dy helikopterë, që nëse ka nevojë më shumë ne njoftohemi nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza”.

Ndërkaq sa i takon përgatitjeve, Petrovska sqaroi:

“Armata tani për tani nuk është përfshirë sepse vlerësohet se nuk ka nevojë që ajo të përfshihet. Shërbimet në fushën shëndetësore e punojnë punën e tyre dhe nuk ka nevojë për mbështetjen tonë. Megjithatë, në përputhje me rregulloret dhe të ashtuquajturës – gjendje të gatishmërisë, që nga muaji maj në Armatë është dhënë urdhri për mbajtjen e kujdestarive në kazerma, kuptohet edhe në njësitin e helikopterëve të cilët qëndrojnë në gatishmëri, që nëse ka nevojë për angazhimin e tyre, për përballje me çfarëdo lloj zjarri, ata të jenë të përgatitur dhe sa më shpejtë të reagojnë”.

Ndërkaq Qeveria në mbledhjen e djeshme të 173-të i angazhoi administruesit me pyje shtetërore, sipas Ligjit për Pyjet, që të shpallin ndalesë për lëvizje në pyje. Ndalesa do të vlejë prej sot. Ndalesa vlen edhe për lëvizje në rajonet kombëtare të mbrojtura Jasen, Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Pelister. Në zonën e Vodnos, ku nuk ka ndalesë për lëvizje, janë paraparë kontrolle të rregullta./TV21

Previous Story

Petrovska optimiste për ndryshimet kushtetuese: Deri në përfundimin e skriningut, do të miratohen të njëjtat

Next Story

Djali i ish-ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, studenti më i dalluar i UP-së, me notë mesatare 10.00

Latest from Blog

Go toTop