Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,15 % në raport me vendimin e datës 28.6.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,080 denarë për kilogram.
Nga data 2.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 – 83,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS– 98 – 85,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 76,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 75,00 (denarë/litër)