Rrëzohet në oborrin e banesës, humb jetën 31-vjeçari nga fshati Gribë i Gramshit

November 20, 2024

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Previous Story

Kimete Berisha: Albin, Pse? me Mickovskin kundër gjuhës shqipe!

Next Story

Zgjedhjet parlamentare 2025/ Begaj nis sot konsultimet me partitë politike

Latest from Blog

Go toTop