“Rrenc”, reagimi i ashpër i Ganimete Musliut ndaj kryeministrit Kurti

July 5, 2023

Deputetja e PDK-së Ganime Musliu ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se me homologun e tij shqiptar, Edi Rama do të takohet vetëm në nivel të mbledhjes së dy qeverive,

Musliu përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Kurtin mashtrues.

“Albini ma lehtë ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë Kryeministrit Rama qe e e ka shkatërru tentativën e Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brëndshme të Shqipërisë përmes VV ! Inatin e madh e ka thiu!#Zhyll #Demagog #Rrenc”, ka shkruar Musliu.

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami, do të te ketë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave./21Media

Previous Story

“Marrëzi, turp”, Vlora Çitaku për Kurtin: Vuçiqin e takon pa kushte, Edi Ramën e refuzon

Next Story

Haxhiu shqiptar vdes në Medinë

Latest from Blog

Go toTop