Një burrë brazilian, i cili ka nofkën “Satanai”, ka bërë tatuazh 99% të trupit të tij.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka bërë edhe 18 modifikime trupore dhe ka vendosur proteza prej vampiri. Modifikimi i fundit është djegia e fytyrës me hekur të nxehtë.
Fernando Franco de Oliveira shprehet se i ka bërë të gjithë këto gjëra sepse gjithmonë ka dashur që të jetë ndryshe nga shoqëria.
“Kam nisur të bëj tatuazhe që në vitin 2000. Në vitin 2014, nuk kisha më vend për tatuazhe të reja. Më pas, fillova të vendosja implante, preva veshët, hundën dhe vura dhëmbë vampire”, tregon braziliani.