Rrëfehet 27 vjeçari që vrau shqiptaren në Itali me plumb në kokë pas ndarjes

May 9, 2023

Sefayou Sow, 27-vjeçari me origjinë nga Guinea që vrau ish të dashurën Daniela Neza, 29 vjeçare me origjinë shqiptare ka thënë se armën e mbante për vetëmbrojtje. Ai tha se javët e fundit kishte marrë shumë kërcënime dhe ishte i frikësuar.

27-vjeçari që ndodhet në burg pas vrasjes së Nezës ka zbuluar se armën e kishte gjetur në një kopsht të vogël pranë detit Savona. Sipas Sow, i cili u përlot disa herë gjatë marrjes në pyetje, dikush e kërcënoi së fundmi.

Ai gjithashtu tha se ishte përpjekur të merrte leje për armëmbajtje, por i ishte refuzuar.

Për Danielën, vrasësi thotë se i vjen keq: “Nuk e kam problem të qëndroj në burg, vetëm më vjen keq që e vrava”. Ditën e nesërme, është caktuar që të kryhet autopsia e trupit të Danielës.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptaren pas ndarjes së tyre. Ai tha se pas debatit që përfundoi në përfundimin e lidhjes së tyre dhe ofendime ka marrë armën nga bagazhi i makinës së tij dhe e ka qëlluar ish të dashurën duke i shkaktuar vdekjen.

Previous Story

Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, një klub i ofron Arsenalit shkëmbimin e bujshëm

Next Story

Të ndërtosh, apo të shkatërrosh? Për Majtistët, me rëndësi të shkatërrosh!

Latest from Blog

Go toTop