Ronela vjen si një diva, publikon projektin TQR

April 11, 2023

Me tekst nga vet këngëtarja dhe muzikë e aranzhim nga Apollo Producer kurse video e punuar nga Max Production, këngëtarja e njohur Ronela Hajati vjen me projektin e saj më të ri në të cilin shfaqet si një diva. Kënga ka pak ditë që është publikuar dhe ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime. Video klipi është punuar si një mini-film ku vet Ronela shfaqet mjaft interesante dhe në veshje.

Kënga i dedikohet si gjithmonë dashurisë, ndërsa ne ju sjellim edhe tekstin në vazhdim:

Teksti:

Ronela Hajati – TQR

Sot m’je kujtu,
s’ësht’ çudi, se e bëj përdit’
A thu m’ke harru…
Në kët’ pik, që kam ra, se di…

Un’ po mundohna tepër,
O ju shok’t e mi…
Ai nëse ka një tjetër,
Le t’ma thon’ ta di…

M’ka bo nervoz, dit’ e nat.
Mu ka kput ky shpirt…
Un e di, se kom t’gat,
Po kam ra n’dashni…

Maje men, do vish prap’
Po nuk ka mëshir’…
Vet’ ke dash, vet’ bone
Vet’ m’ke lon mas dore.

-Refren-

Kush e gzon mas mejee?
Syt t’i qajn’ me lot
e përdit’ ma zi ja boft,
Kush e gzon mas mejee?
Veç po lodhet kot,
ti e di jam pik’ e dobt.

TQR

Ma zi ia boft’, mos e gëzoft se veç ndjenjat t’i lo
ti e di, pik e dobt’.

Si t’mban kjo tok’ ku rri?
A ke lon shpirt pa nxi?
Pse t’ka sjell Zoti afër?
Nuk e di, nuk e di.

Ti ke ma t’zezat
o shpirt ca me t’bo…
Ca me bo s’mundem
se m’zhyte me të dasht.

Zoti ta kthen,
po vonohet kët’ herë.
Mu ke bo drit’
mu ke bo ferr.

M’ka bo nervoz, dit’ e nat.
Mu ka kput ky shpirt…
Un e di, se kom t’gat,
Po kam ra n’dashni…

Maje men, do vish prap’
Po nuk ka mëshir’…
Vet’ ke dash, vet’ bone
Vet’ m’ke lon mas dore.

-Refren-

Kush e gzon mas mejee? (uh-uh)
Syt t’i qajn’ me lot
e përdit’ ma zi ja boft. (ma zi ja boft’)
Kush e gzon mas mejee?
Veç po lodhet kot,
ti e di jam pik’ e dobt.

TQR

Uh-uh-uh
Ma zi ia boft’, mos e gëzoft se veç ndjenjat t’i lo,
ti e di, jam pik e dobt’.

Previous Story

Talibanët ua ndalojnë grave restorantet, fakultetet, palestrat dhe punën…

Next Story

Shakira kërkon privatësi pas ndarjes nga Pique: Ju lutem mediave, mos i përndiqni fëmijët e mi në shkollë

Latest from Blog

Go toTop