Ronaldo dhe Georgina në krizë martesore, ja çfarë është shkaktari

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez raportohet se po kalojnë një periudhë të vështirë në çift. Sipas asaj që lexojmë në sajte të ndryshme spanjolle, futbollisti duket se është ngopur me sjelljen e partneres së tij.

Kësisoji, lidhja mes tyre do të hynte në krizë. Duket se ish-shitësja e “Gucci”, tashmë një modele dhe influencuese e njohur në të gjithë botën, muajt e fundit është bërë më egoiste dhe më krenare se kurrë.

Tashmë po shfaqet më shumë e interesuar të kujdeset për veten sesa për sulmuesin apo fëmijët e tyre, siç ka bërë gjithmonë në të kaluarën.

Për ta mërzitur CR7, pastaj ka shërbyer edhe mënyra se si Rodriguez i trajton miqtë e saj dhe mungesa e autenticitetit që do të shfaqej në “Soy Georgina”, seriali dokumentar i disponueshëm në Netflix, që tregon jetën private dhe profesionale të 29-vjeçares spanjolle, por me origjinë argjentinase.

Episodet e fundit të “Soy Georgina”, dokumentari numër 2, kanë tërhequr disa kritika. Shumë njerëz kanë akuzuar Georgina Rodriguez se i ka fluturuar mendja për shkak të famës dhe popullaritetit.

Në një skenë shohim të dashurën e Cristiano Ronaldos që fton një mikeshën e saj të mos ia prekë me duar blerjen e fundit të shtrenjtë, një çantë “Hermes”, për të mos e prishur. Një gjest që nuk do t’i kishte pëlqyer lojtarit, i cili është i lodhur nga disa qëndrime të partneres.

“E gjitha kjo krenari e Georgina ka shkaktuar një krizë të madhe në marrëdhënien me Ronaldon. Duket se futbollisti është i zhgënjyer nga ky ndryshim qëndrimi i partneres së tij. Ai beson se Georgina është bërë shumë egoiste që kur është bërë e famshme”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.