Ishte pretendenti kryesor për ta fituar “Topin e artë”.
Por, futbollisti të Real Madridit Vinicius Junior, nuk arriti dot ta marrë çmimin kryesor në karrierën individuale të futbollistëve.
Atë e mori futbollisti i Manchester Cityt, Rodri.
Pasi e mori këtë çmim spanolli, erdhi reagimi i brazilianit.
I dëshpëruar ai tha se “Unë do të bëj 10 herë nëse është e nevojshme. Ata nuk janë të përgatitur.”, ka shkruar ai në platformën X.
Kur u mor vesh se futbollisti i “Los Blancos” nuk do të jetë fitues, i gjithë skuadra dhe stafi madrilen refuzoi të merrte pjesë në ndarjen e shpërblimeve.