Robert De Niro bëhet baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare

May 10, 2023

Aktori i njohur amerikan Robert De Niro është bërë sërish baba në moshën 79-vjeçare, pasi ka mirëpritur fëmijën e tij të shtatë.

Aktori e zbuloi vetë lajmin gjatë një interviste të dhënë për ET Canada.

Midis vajzës së madhe të aktorit, Drena De Niro, dhe fëmijës të tij të porsalindur ka një diferencë prej 51-vitesh. – Advertisement – 

Gjithashtu në familjen e madhe të De Niros janë Raphael, 46-vjeç, i cili së bashku me vajzën e madhe janë fëmijët e De Niros dhe gruas së tij të parë, Diahnne Abbott. Fëmijë të tjerë janë nga martesa e tij e dytë, Elliot, 25-vjeç, dhe Helen, 11-vjeçe dhe binjakët 27 vjeçar, Aaron dhe Julian.

De Niro ka gjithashtu edhe katër nipër e mbesa.

Ai zbuloi lindjen e fëmijës së shtatë kur Brittnee Blair, gazetarja e cila po e intervistonte, e pyeti  duke i thënë: “E di që keni gjashtë fëmijë”.

Aktori e korrigjoi duke iu përgjigjur: “Shtatë, në fakt”.

“Sapo u bëra sërish baba”, shtoi ai.

Previous Story

Shqipëria në Eurovision, BBC: Kënga e familjes Kelmendi me mesazh të fortë

Next Story

Maqedoni/ Sot nis projekti i financuar nga BE-ja për reforma në pylltari

Latest from Blog

Go toTop