Rinia e kumanovës ndjek në sheshin e qytetit ndeshjen Shqipëri-Çeki!

October 12, 2023

Rinia nga Qyteti i Kumanovës në mënyrë të organizuar do të ndjekin nga sheshi i Kumanovës do të ndjekin ndeshjen tejet të rëndësishme për kombëtaren shqiptare.

Në një njoftim në rrjetet sociale thuhet se ky organizim bëhet në shenjë respekti për lojtarin kumanovarë, Taulant Seferi që mbron ngjyrat kuq e zi, e që sonte pritet të jetë titular.

“Emocionet e stadiumit “Air Albania” në Tiranë do të ndahen edhe në Kumanovë. Rinia kumanovare në shenjë respekti për Taulant Seferin, i cili përfaqëson Kumanovën, duke luajtur për Kombëtaren e Shqiperisë, në sheshin e Kumanovës organizojnë ndjekjen “LIVE” të ndeshjes, SHQIPËRI-ÇEKI, e cila fillon në orën 20:45 minuta”, kanë shkruar në njoftim.

Previous Story

VIDEO/ Kamberi: Serbia shtet i padefinuar, opozita e akuzon Vuçiqin për dështim të aksionit në Veri

Next Story

Çair/ Mbi 30 objekte të larta banimi, pa leje ndërtimi, pse heshtin Mexhiti dhe Ganiu

Latest from Blog

Go toTop