Rihanna mahnit në një nga paraqitjet e fundit

April 3, 2023

Rihanna u dha fansave një vështrim tjetër të asaj se si po duket në shtatzëni, ndërsa po shijonte një dalje intime familjare gjatë fundjavës.

Këngëtarja shtatzënë e “Work”, 35 vjeçare, u pa duke shijuar një darkë vonë në pikën e famshme Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni, të shtunën mbrëma me të dashurin e saj prej shumë kohësh, ASAP Rocky.

Çifti, përveç tezes dhe nënës së Rihannas, kishin edhe të voglin e tyre, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në një moment, ASAP u fotografua duke mbajtur djalin e tyre gati njëvjeçar në restorant.

Sipas një dëshmitari okular, familja darkoi së bashku për rreth një orë përpara se reperi ta sillte foshnjën jashtë në makinë dhe ta vendoste në ndenjësen e makinës.

Ylli i famshëm njoftoi se po pret fëmijën e dytë gjatë një performance në “Super Bowl 2023”.

Lajmi për pritjen e ëmbël e bëri të ditur para një turme të madhe, ndonëse për këtë nuk ishin të njoftuar as familjarët e artistes.

Bukuroshja nga Barbados u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar. /Telegrafi/

Previous Story

Djali i Kadri Veselit: Malli lehtësohet kur e shohim një përkrahje kaq të madhe

Next Story

Në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut

Latest from Blog

Go toTop