Rexhepi Zejd: Sa herë VMRO-ja dhe “E Majta” dalin në mbrojtje të opozitës shqiptare?! Kjo nuk iu bën nder!

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd në emisionin Klan Debat tha se Fronti Europian nuk ka qëllime afat-shkurtëra siç është janë fitimi i zgjedhjeve presidenciale-parlamentare, mirëpo plotësimi i një politike europiane, për një shtet europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai tha se opozita shqiptare po mbrohet nga VMRO-ja dhe E majta, e sipas tij, kjo nuk iu bën nder.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Opozita shqiptare nuk them se janë kundër BE-së apo politikave europiane, përkundrazi, edhe ato janë europian, mirëpo e kan zgjedhur një rrugë duke e faktorizuar VMRO-në për të arritur tek europianizmi, e shoh një luhatje që mundet edhe atyre të ua ndërroi rrugën. A po e shihni se VMRO në çdo rast po e mbron opozitën shqiptare? Për mua nuk do të ishte nder me më mbrojt një VMRO-ja ose E majta, përkundrazi ata duhet të na kritikojnë. Pra nëse qëllimi i opoztës shqiptare është vetëm t’i fitoj zgjedhjet, jo, për Frontin Europian ka kusht që të bëhen ndryshimet kushtetuese, të integrohet vendit në BE, të nisin bisedimet dhe të shohim gjithmonë mbi interesin shtetëror dhe qytetar”, deklaroi Rexhepi. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.