Rexhepi-Zejd: BDI mbetet faktor primar në skenën politike, vetëm Fronti Europian garanton ardhmëri europiane

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd në emisionin Klan Debat tha se vendimi për tu bashkuar në Frontin Europian së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim erdhi për shkak se vendi duhet të ecë përpara proceset euro-integruese, që garantojnë ardhmëri europiane dhe stabilitet.

Rexhepi potencoi se BDI mbetet faktor kyç në skenën politike në vend, ndaj ky koalicion është i duhuri për vendin.

“E kam kritikuar BDI-në, kam pasur edhe mospërputhje të mendimeve ndonjëherë, madje dhe me ish-kryeparlamentarin që ishte nga radhët e BDI-së. Unë kam qenë zëri më I fuqishëm I opozitarizmit, madje po e shoh që këto ditë ende po i aktualizojnë këto fjalimet dhe reagimet e mia kolegët nga opozita, sepse une çdo herë kam foluar atë që e kam menduar, si për mirë ashtu edhe për kritika. Ndërmjet kësaj opozite, sidomos në përbërjen BESA-Alternativa, që shumë pak ishin në pushtet dhe ka lloj lloj figurash brenda, në zgjodhëm BDI-në sepse ka mbi 20 vite në pushtet, natyrisht ka pasur edhe gabime, mirëpo BDI mbetet faktor më i rëndësishëm dhe më primar për skenën politike, për rrugëtimin e vendit drejt euro-integrimeve dhe mund të them se BDI janë shumë larg në krahasim më opozitën e bashkuar”, tha Rexhepi. /tvklan.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.