Rexhepi: Përfundon para afatit të paraparë kohorë projekti i kanalizimit fekal në Fshatin Kopanicë

September 20, 2023

Sot ekipi i ministrisë për Transportit dhe Lidhje të shoqëruar nga zëvendësministri Bekim Rexhepi ishin në kontrollin përfundimtarë para pranimit teknik të projektit pë kanalizimin fekal dhe kolektorin kryesor në fshatin Kopanicë komuna e Sarajit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria vazhdojnë të investojnë fonde të
konsiderueshme në pushtetin lokal, ofrojmë mbështetje për të gjitha komunat
per realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore me të cilat përmirsojmë drejtpërdrejtë cilësinë e jetës së qytetarëve tha Rexhepi.

Sot ishim në inspektimin përfundimtarë të trasesë së kanalizimit fekal para pranimit teknik në fshatin Kopanicë komuna e Sarajit.

Ky projekt i shumë pritur që lind si nevojë prioritare, do të lehtësojë ndjeshëm kushtet e jetesës së banorëve të këtij fshati. Gjatësia totale e rrjetit të kanalizimit është 10 km dhe kolektori kryesor 2 km. Për këtë projekt po investojme mjete në vlerë prej 80 milione denare, dhe vlen të theksohet se është kryer 6 muaj para afatit të paraparë kohorë përfundoi zëvendësministri Rexhepi

Previous Story

Bekteshi: Prodhuesit vendor të pijeve alkoolike dhe joalkoolike i bashkohen fushatës “Çmim i garantuar”

Next Story

Analistët skeptikë ndaj Kasamit: Opozitën shqiptare nuk mund ta bashkojë dikush që nuk mund ta mbajë unitetin e partisë së vet!

Latest from Blog

Go toTop