Rexhepi: Nuk ka fuqi që mund ta pengojë projektin e Korridoreve 8 dhe 10D

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi i ftuar sonte në emision 10Minuta në TV21, duke folur për projektet e korridoreve 8 dhe 10D, tha se nuk ka më fuqi që mund t’i ndalojë këto projekte edhe pse opozita në mënyrë konstante bën obstruksione duke bllokuar ndryshimet e ligjeve në Kuvend.

“Nuk ka fuqi që mund ta pengojë projektin e korridoreve 8 dhe 10D. Mund ta ngadalësojnë duke penguar ligjet që duhet të kalojnë në Kuvend dhe obstruksionet që po bën opozita maqedonase janë të papranueshme. Ky nuk është projekt i partisë në pushtet, por është një projekt në të mirë të qytetarëve. Prandaj bëj apel që këto ligje të kalohen sa më shpejt në Kuvend, sepse do të kemi përshpejtim të realizimit të këtij projekti.”- tha Rexhepi.

Share

Go toTop