Rexhepi: Ditë historike, ditë për gjeneratat që vijnë..

Dita e sotme do të shkruhet me shkronja të arta në historinë infrastrukturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë vendosim gurthemelin në ndërtimin e austradës të korridorit 8 dhe në këtë mënyrë trasojmë një të ardhme me perspektive evropiane për të gjitha gjeneratat e ardhëshme.

Ëndrra e shumë gjeneratave dhe ideja disadekadëshe po realizohet, më në fund do të kemi lidhjen e shumë pritur të dy brigjeve Adreatikun me Detin e Zi.

Ky korridor paneuropian ka një rëndësi jashtzakonisht të madhe si në aspektin ekonomik, turistik por edhe në aspektin e sigurisë së vendit dhe rajonit, dhe padyshim se do të ndihmojë dukshëm në ngritjen e mirëqenies dhe standardit jetësor për të gjithë qytetarët jo vetëm për vendin tonë po për mbarë rajonin dhe Evropën pasiqë pëfshihet në rrjetet kryesore evropiane.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.